VIDEO/ Tensione në Kuvend! Demokratët pushtojnë foltoren, Elda Hoti i heq kartën Bora Muzhaqit, ndërhyn Balla

Pamjet që shihni më sipër tregojnë momentet e tensionit në Kuvend, ku deputetët e opozitës u ngritën nga vendet e tyre, për të bllokuar foltoren.

Në një moment kur në foltore ishte Flamur Noka, nga vendi i saj po fliste socialistja Bora Muzhaqi, e cila nuk u lejua të fliste për shkak të debateve.

Sakaq, në pamjet që shihni, shihet se deputetja e PD-së, Elda Hoti tenton që t’i heqë kartën e deputetit që vendoset në pajisje, Bora Muzhaqit.

Ndërkohë kjo e fundit ka reaguar duke thënë; si mund të marrë kartën një vajzë, një vajze”, ndërsa socialistët Balla dhe Igli Hasani, e kanë ndaluar demokraten që të realizojë këtë veprim.