Vjerdha: TVSH-ja e lartë po rëndon çmimet, premtimet e qeverisë të pa mbajtura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2026, 20:28
I ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, përfaqësuesi i Qëndresës Qytetare, Kolindo Vjerdha, ngriti shqetësimin për ndikimin e taksave, veçanërisht TVSH-së, në rritjen e çmimeve për qytetarët shqiptarë.
Gjatë fjalës së tij, Vjerdha theksoi se ulja e TVSH-së ka qenë një ndër premtimet e përsëritura ndër vite nga politika, por që sipas tij nuk është realizuar.
Ai e cilësoi shqetësuese faktin që diskutohet ende për premtime të vjetra që nuk janë mbajtur.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”
