Prifti: Minimumi jetik pengohet nga mungesa e vullnetit dhe interesat korruptive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2026, 20:22
Pedagogu Pirro Prifti ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku foli për sfidat dhe arsyet pse Shqipëria ende nuk ka një minimum jetik të përcaktuar me ligj.
Gjatë fjalës së tij, Prifti theksoi se vendosja e minimumit jetik kërkon një angazhim të madh financiar nga buxheti i shtetit. Sipas tij, kjo nënkupton që një pjesë e konsiderueshme e fondeve publike duhet të dedikohet për të garantuar të ardhurat minimale të qytetarëve.
Më tej, pedagogu ngriti shqetësimin se mungesa e zbatimit lidhet edhe me interesa të tjera, përfshirë abuzimin me fondet publike. Sipas tij, një sistem që garanton minimumin jetik do të kufizonte hapësirat për korrupsion.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”
