Transformimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës: Investimet që nxitën ulje të çmimeve
Transformimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës falë investimeve të Grupit Kastrati, ka ulur ndjeshëm çmimet e biletave dhe ka rritur konkurrencën, duke e kthyer TIA-n në një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në Evropë.
Sipas të dhënave zyrtare nga viti 2020-2025, Grupi Kastrati ka investuar rreth 110 milionë euro, përafërsisht 22 milionë euro në vit, duke u fokusuar në modernizimin e infrastrukturës së aeroportit dhe rritjen e eficiencës operacionale.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 2005–2016 nën menaxhimin e Hochtief Airport GmbH investimet ishin rreth 87.4 milionë euro afërsisht 8 milionë në vit, ndërsa në 2016–2020 me Real Fortress Private Limited ranë në 17.9 milionë euro ose 3.6 milionë/vit.
Krahasuar me këto periudha, investimet e Grupit Kastrati shënojnë rritje rreth 249%, duke reflektuar një intensitet dhe ritëm dukshëm më të lartë zhvillimi.
Plani ambicioz i investimeve për periudhën 2026–2028, me një vlerë prej rreth 50 milionë euro në vit, pra 152 milionë eurosh total, e çon totalin e angazhimit të Grupit Kastrati në nivele që tejkalojnë ndjeshëm fazat e mëparshme të zhvillimit të aeroportit
Rritja e kapaciteteve ka sjellë më shumë linja dhe operatorë, duke ulur çmimet deri në 50% krahasuar me vitin 2019.
Një biletë për në Milano nga rreth 250 euro ka zbritur në 30 euro, ndërsa për Londrën nga 340 euro në rreth 90 euro, me oferta që në disa raste variojnë 50–70 euro vajtje-ardhje.
E njëjtë gjë vlen edhe për shumë qytete e destinacione evropiane, ku çmimet e biletave kanë pësuar rënie.
Ky mekanizëm ka bërë që aeroporti të mos jetë më një pikë e shtrenjtë hyrjeje, por një portë më e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset, madje edhe për mijëra qytetarë nga vendet e rajonit, nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në rritjen e turizmit dhe lidhjeve ekonomike të Shqipërisë me rajonin dhe Europën.

E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn vizitoi Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku Grupi Kastrati, i drejtuar nga Shefqet Kastrati, po vendos pajisje kontrolli të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.
Bashkëpunimi me ofrues të besueshëm të teknologjisë amerikane i ndihmon kompanitë shqiptare të përmirësojnë sigurinë dhe të përforcojnë sigurinë kufitare.

