Leka: Politika e ka përdorur minimumin jetik si premtim elektoral

I ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, përfaqësuesi i partisë Lëvizja Bashkë, Klodi Leka, hodhi akuza të forta ndaj klasës politike shqiptare për mënyrën se si e kanë trajtuar çështjen e minimumit jetik ndër vite.

Sipas tij, si qeveritë ashtu edhe opozita e kanë përdorur minimumin jetik vetëm si premtim elektoral, pa e pasur realisht në prioritet.

Duke folur për nismën e tyre, ai bëri me dije se prej tre vitesh kanë mbledhur rreth 21 mijë nënshkrime dhe kanë përgatitur një projektligj për minimumin jetik.

Sipas tij, projektligji është dorëzuar në Kuvend, por nuk është marrë në shqyrtim.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”