RYANAIR BAZË NË TIRANË ME 4 AVIONË/ Kompania do të operojë në 44 destinacione, 21 të reja për 2026
Ryanair, linja ajrore e vetme me tarifa të ulëta në Shqipëri çeli zyrtarisht bazën me 4 avionë investim 400 milionë USD në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Në sezonin veror 2026, Ryanair do të operojë 44 destinacione, 21 nga të cilat të reja dhe synon të realizojë një rritje rekord të trafikut me 50%, duke arritur në 4 milionë pasagjerë në Tiranë.
Kompania feston me një ofertë 3-ditore biletash me çmime që nisin nga vetëm 21.99€, të disponueshme për rezervim tani përmes aplikacionit Ryanair.
Drejtori ekzekutiv I RYANAIR, MICHAEL O’LEARY theksoi se synimi është mbi 6 milionë pasagjerë dhe duke bazuar deri në 6 avionë investim 600 milionë USD deri në vitin 2030.
DREJTORI EKZEKUTIV I RYANAIR, MICHAEL O’LEARY, THA:
“Si kompania e vetme ajrore me tarifa të ulëta në Shqipëri, Ryanair feston hapjen e bazës së saj me 4 avionë në Tiranë, duke sjellë një rritje rekord të trafikut prej mbi 50% në 4 milionë pasagjerë në vitin 2026. E mundësuar nga politika pro-rritje e aviacionit në Shqipëri dhe kostot e ulëta të Aeroportit të Tiranës, kjo rritje rekord në 2026 do të ofrojë 44 linja dhe 4 milionë pasagjerë."
Drejtori i Operacioneve të Aeroportit të Tiranës theksoi bashkëpunimin me Ryanair dhe investimet e Grupit Kastrati që I përgjigjen fluksit të ri të fluturimeve nga Shqipëria
DREJTORI I TIAS: “Që nga fillimi i operimeve në tetor 2023, Ryanair na ka sfiduar vazhdimisht të rrisim standardet dhe të ofrojmë ekselencë të vërtetë operacionale. Falë investimit prej 120 milionë eurosh të Grupit Kastrati janë përmirësuar ndjeshëm infrastrukturat kryesore të aeroportit në zonën ajrore dhe tokësore.
Hapja e bazës së Ryanair krijon mbi 3,000 vende pune, përfshirë 120 vende të reja pune me paga të larta për pilotë, inxhinierë dhe staf kabine, të gjithë të bazuar në Tiranë.
RYANAIR NË TIRANË 2026
4 avionë të bazuar, investim 400 milionë USD
44 linja, 21 të reja
Rritje trafiku në 4 milionë pasagjerë në vit mbi 50%
Mbështetje për mbi 3,000 vende pune në Shqipëri
Tarifa të ulëta për qytetarët/vizitorët
21 LINJAT E REJA RYANAIR
Alghero Liverpool Turin
Genoa Poznan Eindhoven
Parma Bratislava Milano M
Baden-Baden Malta Verona
Katowice Trieste Gdansk
Pescara Dublin Napoli
Birmingham Memmingen Wroclaw
