Leka: Minimumi jetik të mbështesë të pamundurit dhe i përkohshëm për të papunët

I ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, përfaqësuesi i partisë Lëvizja Bashkë, Klodi Leka, foli për rolin dhe mënyrën se si duhet të zbatohet minimumi jetik në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Leka theksoi se minimumi jetik duhet të jetë një mbështetje e drejtpërdrejtë për shtresat më të pambrojtura të shoqërisë.

Sipas tij, kjo masë synon kryesisht individët që janë të pamundur për të punuar dhe që nuk kanë mundësi të integrohen në tregun e punës.

 Ndërkohë, për personat që janë të aftë për punë, Leka argumentoi se minimumi jetik nuk duhet të jetë një zgjidhje afatgjatë, por një mbështetje e përkohshme.

Ai sqaroi se kjo ndihmë duhet të shërbejë për të përballuar periudhat kalimtare, si papunësia apo vështirësitë ekonomike.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”