Klodi Leka: Minimumi jetik, një histori premtimesh të pa mbajtura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2026, 20:06
I ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, përfaqësuesi i partisë Lëvizja Bashkë, Klodi Leka, ngriti shqetësimin për mungesën e një minimumi jetik të përcaktuar me ligj në Shqipëri, duke theksuar se kjo çështje është premtuar prej më shumë se tre dekadash, por nuk është realizuar asnjëherë.
Sipas tij, përpjekjet për vendosjen e minimumit jetik datojnë që në fillim të viteve 90 dhe se pavarësisht premtimeve të përsëritura nga politika shqiptare ndër vite, vendi ende nuk ka një minimum jetik të miratuar me ligj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”
