Vjerdha: Mungon vullneti politik për minimumin jetik, jo mundësitë financiare

I ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, përfaqësuesi i Qëndresës Qytetare, Kolindo Vjerdha, u shpreh se pengesa kryesore për vendosjen e minimumit jetik në Shqipëri mbetet mungesa e vullnetit politik.

Sipas tij , ndonëse koncepti është artikuluar shpesh nga partitë politike, ai nuk është shoqëruar me hapa konkretë për zbatim.

Në fjalën e tij Vjerdha u shpreh se vendosja e minimumit jetik nuk është thjesht çështje financiare, por një zgjedhje politike që kërkon prioritet dhe përgjegjshmëri nga institucionet shtetërore.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”