Edhe Britania mbyll një ambasadë
Pasi SHBA njoftuan mbylljen e 21 ambasadave të saj në vendet e lindjes, edhe Britania e madhe ka marrë vendim për të mbyllur të Djelën ambasadën e saj në Jemen.Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme Britanike, sipas të cilës nuk ka një njoftim specifik për ndonjë sulm të mundshëm, por kjo është një masë parandaluese që merret nga autoritetet.Ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë nxjerrë paralajmërim për qytetarët amerikanë që udhëtojnë jashtë vendit, duke i këshilluar për kujdes ndaj një kërcënimi terrorist nga al-Kaida.Departamenti i Shtetit ka theksuar se mundësia për një sulm terrorist është veçanërisht e fuqishme në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore. Në deklaratë thuhet gjithashtu se al-Kaida dhe degët e saj mund të kryejnë sulme që tani e deri në fund të Gushtit.