Alarmi nga sulmet terroriste, Gjermania e Britania mbyllin ambasadat në Jemen
Edhe Ambasada gjermane në Jemen lajmëroi se do të qëndrojë mbyllur të Dielën dhe të Hënën për arsye të sigurisë, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë. Në faqen zyrtare të ambasadës gjithashtu rekomandohen udhëzimeve qtë përditësuara sot nga Ministria e Jashtme, ku paralajmërohen turistët gjermanë se "situata në të gjithë vendin është e pasigurt në të ardhmen e afërt."Masat vijnë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit, lëshoi një alarm udhëtimi global, për shkak të frikës nga një sulm të paspecifikuar nga al-Qaeda.DASH njoftoi se potenciali për një sulm është veçanërisht i fortë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Alarmi do të mbetet në fuqi deri më 31 Gusht 2013, sipas DASH, i cili i rekomandon shtetasve amerikanë të jenë vigjilent gjatë udhëtimeve përtej kufijve."Informacionet aktuale thonë se al-Qaeda dhe organizatat aleate vazhdojnë të planifikojnë sulme terroriste në rajon dhe përtej tij, si dhe se përpjekjet e tyre për të sulmuar janë më të forta gjatë periudhës nga momenti aktual e deri në fund të muajit Gusht", lexohej në të.Alarmi paralajmëron "potencialin për sulme terroriste në sistemet e transportit publik dhe infrastruktura të tjera turistike".Presidenti amerikan, Barack Obama, ka urdhëruar që të ndërmerren "të gjitha hapat e nevojshme" për të mbrojtur amerikanët, në kundërpërgjigje të kërcënimeve mbi një sulm të al-Qaeda-s, citohet të ketë thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nga agjencia e lajmeve AFP. "Presidenti po njoftohet vazhdimisht me të rejat e fundit mbi një kërcënim potencial, që pritet të ndodhë në gadishullin arabik, ose që do të burojë shtoi zyrtari.Njoftimi erdhi vetëm 1 ditë, pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan mbylljen e gati 21 ambasadave dhe konsullatave gjatë së Dielës në lindjen e mesme, ndërkohë që në botën myslimane kjo ditë është një ditë pune.Gjithashtu edhe Zyra e Jashtme britanike ka konfirmuar se ambasada britanike në Jemen do të mbyllet për 2 ditë, të Dielën e të Hënën, si "masë paraprake sigurie".