Vazhdojnë protestat pro Morsit në Egjipt

 Përkrahësit e Mohammad Morsit, presidentit që u largua nga pushteti nga ushtria egjiptiane, kanë refuzuar thirrjet për t`I dhënë fund protestave.Demonstruesit pro-islamist në dy rajone të Kajros, kanë vazhduar qëndrimet gjatë gjithë natës ndërsa kanë nxitur mbajtjen e protestave edhe sot megjithë thirrjet e qeverisë që ata të mos demonstrojnë më.Protestuesit kanë thirrur “vetëm mbi trupat tanë të pajetë” deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.Më shumë se 260 persona janë vrarë gjatë dhunës nëpër rrugët e Egjiptit që kur ushtria hoqi nga pushteti Morsin më 3 korrik.Grupet e të drejtave të njeriut, aktivistë dhe politikanë të kampeve rivale janë munduar që të nxisin mos përdorimin e mëtjeshëm të forcës nga ushtria, duke e përfshirë edhe sygjerimin që të vendosin një rrethim njerëzor rreth vendit ku po mbahen protestat.Protesta masive e mbajtur më 26 korrik që ishin nxitur nga shefi i ushtrisë, generali Abdel Fattah el Sissi, kanë treguar se një pjesë e madhe e popullatës egjiptiane përkrahin heqjen nga pushteti të Morsit.