Ish-kancelari Kohl donte përgjysmimin e turqëve

Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl dëshironte riatdhesimin e gjysmës së popullsisë turke që jetonte në Gjermaninë Perëndimore në fillim të viteve ’80.Ideja e tij, Kohl ia ka deklaruar ish-kryeministres britanike, Margareth Thatcher gjatë një takimi në Bon në vitin 1982.Dokumente të klasifikuara si sekrete nga ky takim u publikuan së fundmi pas kalimit të afatit ligjor që ndalonte publikimin e tyre.Në takim Kohl i ka thënë kryeministres britanike të atyre viteve se synonte riatdhesimin e gjysmës së popullsisë turke që jetonte si emigrante në Gjermaninë Perëndimore për shkak se ata “nuk integroheshin mirë”.Sipas mediave gjermane, autori i raportit mendohet të ketë qenë sekretari privat i Thatcher, AJ. Coles.Konservatori Kohl, që drejtoi fillimisht Gjermaninë Perëndimore dhe deri në vitin 1998 Gjermaninë e bashkuar, gjatë viteve që ka qenë në pushtet ka lëshuar disa herë deklarata kundër emigracionit, por pavarësisht kësaj, numri emigrantëve që futeshin në Gjermani cdo vit rritej.