Kërkon tenxhere me presion në Google, kontrollohet nga policia
Një grua në Nju Jork e cila ka qenë duke kërkuar mënyra më të mira për të gatuar thotë se shtëpia e saj është kontrolluar nga policia pasi ajo dhe bashkëshorti i saj kanë kërkuar në Google për “tenxhere me presion” dhe “çanta shpine”.Michele Catalano e ka bërë të ditur këtë në blogun e saj të enjten, një ditë pasi autoritetet kanë kontrolluar shtëpinë e saj.Ajo ka thënë se kërkimi në Google ka krijuar një “stuhi të vërtetë të profilizimit të terrorizmit” pas sulmit me bomb në maratonën e Bostonit më 15 prill ku u përdorën tenxhere me presion të mbushura me eksplozivë dhe çanta shpine.Blogu i saj ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare pas zbulimit të masës së madhe të programeve të vëzhgimit të internetit dhe telefonatave të SHBA-ve.Mirëpo policia ka një version tjetër të kësaj ngjarje. Ata thonë se detektivë të shërbimeve sekrete ju është thënë se nga një kompani kompjuterike se një ish punonjëse ka bërë kërkime të dyshimta në një kompjuter që përfshinte “bomba me tenxhere me presion” dhe “çanta shpine”.