SHBA, emërohet një femër në krye të Forcave Ajrore

Presidenti amerikan Barack Obama ka emëruar ish asistenten e sekretarit të mbrojtjes si sekretare të Forcave Ajrore.Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Deborah Lee James është zgjedhja e Obamës për zëvendësimin e Michael Donley i cili ka dalë në pension në qershor.Nëse konfirmohet nga Senati, James do bëhet një nga femrat e pakta që do shërbejë si udhëheqëse e lartë civile e një prej degëve të forcave të armatosura të SHBA-ve.Ajo do të jetë femra e dytë që do shërbejë si sekretare për Forcat Ajrore.Emërimi i saj është bërë teksa ushtria po përballet me skandalet e sulmeve seksuale, shkurtimeve buxhetore dhe tërheqjen e trupave lufarake amerikane nga Afganistani.James momentalisht punon për një kontraktues të mbrojtjes ndërsa ka mbajtur detyra të ndryshme gjatë karrierës së saj 30 vjeçare në qeveri dhe sektorin privat.