"Ekonomia shqiptare vijon me trend pozitiv"/ Rama në 'Flasim': Të dhënat për 2025 tregojnë një rritje prej 4%

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur nga podcasti 'Flasim' se ekonomia e Shqipërisë po vazhdon të rritet me ritëm të qëndrueshëm.

Të dhënat për tremujorin e fundit të vitit 2025 tregojnë një rritje prej afro 4%, duke konfirmuar vazhdimësinë e zhvillimit gjatë gjithë vitit.

Ai theksoi se ekonomia po diversifikohet dhe nuk mbetet më e fokusuar vetëm në disa fusha të veçanta. Investitorët tani mund të krijojnë biznese dhe të investojnë në drejtime të ndryshme, duke shfrytëzuar mundësi të shumta në tregun shqiptar.

Ky trend pozitiv tregon se Shqipëria po bëhet një ambient gjithnjë e më tërheqës për biznesin dhe zhvillimin ekonomik.

PODCASTI 'FLASIM':