PA MARRËVESHJE, ULET SHËRBIMI! Çmimi i karburantit rrit shqetësimet në transportin urban! Memaj: Shërbimi do të bjerë 30%
Transporti urban dhe interurban rrezikon të reduktojë flotën me 30%. Operatorët thonë se mungon një zgjidhje dhe paralajmërojnë pasoja për qytetarët.
Pas paralajmërimit për pezullim të 30% të flotës së transportit urban dhe interurban për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve, kreu i shoqatës Dashnor Memaj tregon se ka pasur bisedime me institucionet, por nuk është gjetur një zgjidhje.
Nëse nuk gjendet një zgjidhjen, Memaj thotë se pasojat do ti vuajnë qytetarët, por edhe vetë operatorët.
"30% më pak autobusë, 30% më pak shërbim, 30% më pak orare, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë prekin qytetarët por edhe operatorët sepse e kanë, është operator ekonomik dhe në qoftë se ti nuk do të kesh operim nuk do të kesh as të ardhura për të paguar po themi dhe detyrimet fundore mujore".
Dashnor Memaj u ndal edhe te përcaktimi i çmimit të karburanteve nga Bodi i Transprencës, duke qenë kritik ndaj saj.
