L*fta në Ukrainë po 'djeg' xhepat e kosovarëve/ Selimi: Çmimet e ushqimeve dhe karburanteve drejt rekordeve të reja

Konflikti në Ukrainë ka filluar të japë ndikimet e para të drejtpërdrejta në ekonominë e Kosovës, duke shkaktuar një valë rritjesh çmimesh që prekin sektorë kyçë si karburantet dhe bujqësia.

Kjo situatë, e kombinuar me problematika të brendshme, rrezikon të rëndojë ndjeshëm koston e jetesës për qytetarët.

Për të folur më tepër në lidhje me këtë temë, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin "Alert", ishte eksperti dhe menaxheri i Fondacionit "Agrodev" në Kosovë, Fatmir Selimi.

"Unë mendoj që lufta që po ndodh tani më së shumti, ka ndikuar në çmimet e karburanteve, edhe këtë periudhë në mbjellje pranverore do të ndikojë mjaftueshëm që çmimet edhe kostoja e prodhimit të produkteve të ndryshme bujqësore të rritet.

Po njëkohësisht edhe besoj se transporti apo logjistika e transportimit si të plehrave minerale, farërave, edhe produkteve të gatshme, do të ndikojë që çmimet në Kosovë të rriten.

Kjo është vërejtur vetëm edhe prej fillimit të luftës në Ukrainë dhe në Rusi, sepse kjo ka pasur ndikim të mjaft të madh, se Ukraina dhe Rusia janë ndër dy prej eksportuesve më të mëdhenj të drithërave edhe të këtyre bimëve që janë vajore.

Kështu që është vërejtur vetëm se një rritje e çmimeve gjatë këtyre dy viteve, si të produkteve, edhe të punës.

Po mendoj që ndoshta pika kyçe që po ndikon nganjëherë edhe në rritjen është edhe çështja e punëtorëve apo njerëzve të cilët punojnë në bujqësi, sepse në pamundësi të angazhimit të fuqisë punëtore, atëherë rritja e çmimit të karburanteve do të ndikojë direkt në përdorimin e teknologjive apo mekanizimit bujqësor, i cili ndikon ndjeshëm në çmimet si në Kosovë, si në Shqipëri.

Edhe besoj që prapë do të ketë një ndikim dhe çmimet edhe sivjet do të jenë mjaft të larta.

Mirëpo brenga jonë kryesore është që përveç këtyre që po ndodhin domethënë rritjes së çmimeve të këtyre produkteve të cilat po ndikohen nga lufta në Iran, do të jetë edhe ndikimi i çmimit të fuqisë punëtore, e cila si në Kosovë, besoj edhe në Shqipëri, po ndihet goxha si goxha e madhe", u shpreh Selimi.

Emisioni i plotë: