RAIFFEISEN BANK SHQIPËRI/ Battle Royale, të rinjtë sfidojnë aftësitë analitike dhe kreative. Fokus te përdorimi etik i IA dhe ndikimi në tregun e punës
Mbi 300 pjesëmarrës, profesionistë dhe të rinj u mblodhën dje në Tiranë në një nga eventet më dinamike të dedikuar Inteligjencës Artificiale, duke e kthyer qytetin në një pikë takimi të ideve, inovacionit dhe teknologjisë së së ardhmes. Raiffeisen Bank Shqipëri organizoi për herë të parë “Smells Like AI Spirit”, një format unik që solli bashkë dije, praktikë dhe garë në një ditë intensive.
Eventi u ndërtua si një kombinim mes një MasterClass-i të specializuar dhe një formati interaktiv, ku ekspertë të fushës prezantuan raste konkrete të përdorimit të Inteligjencës Artificiale në industri dhe zhvillimin e saj në tregun global.
Energjia e ditës kulmoi me Battle Royale, ku rreth 100 të rinj sfiduan aftësitë e tyre analitike dhe kreative përmes skenarëve realë. Në një atmosferë dinamike dhe konkurruese, çdo sfidë nxori në pah talentin, logjikën dhe pasionin e pjesëmarrësve.
Përtej garës, eventi solli edhe një dimension të fortë edukativ. Gjatë sesioneve, pjesëmarrësit u njohën me përdorimin praktik të Inteligjencës Artificiale në biznes dhe jetën e përditshme, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e përdorimit etik dhe ndikimin e saj në të ardhmen e tregut të punës.
Në fokus të eventit ishte fuqizimi i të rinjve përmes dijes dhe teknologjisë, duke i përgatitur ata për sfidat dhe mundësitë e një bote gjithnjë e më digjitale.
Në përfundim të eventit, u shpallën fituesit dhe u ndanë çmime, duke vlerësuar kreativitetin dhe qasjen praktike të pjesëmarrësve.
“Smells Like AI Spirit” konfirmoi rolin e Raiffeisen Bank Shqipëri si një nga promovuesit kryesorë të inovacionit dhe teknologjisë në vend, duke mbështetur edukimin, zhvillimin e talenteve dhe të ardhmen e ekonomisë.
