Rënia e çmimit zgjati vetëm 1 ditë/ Bordi i Transparencës e rrit sërish koston e naftës

Pas një ditë rënie, çmimi i naftës dhe i benzinës në Shqipëri është rritur sërish.

Bordi i Transparencës të Hidrokarbureve vendosi sot që nafta të rritet me 15 lekë, duke shkuar në 218 lekë për litër, ndërsa benzina u rrit me 6 lekë, duke arritur 181 lekë për litër.

Ditën e premte çmimet ishin ulur, por importuesit e naftës kërkuan rishikimin e metodologjisë së përllogaritjes, pasi çmimet e ulura ishin nën kosto dhe mund të sillnin humbje dhe pezullim të furnizimit.

Rritja e çmimeve vjen edhe për shkak të tregjeve ndërkombëtare.

Nafta sot u tregtua 112 dollarë për fuçi, nga 109 dollarë që ishte dje, për shkak të pasigurisë nga mungesa e furnizimeve nëpërmjet ngushticës së Hormuzit. Presidenti Donald Trump ka dhënë afat deri më 6 prill për zhbllokimin e këtij kanali nga Irani.