Çmimet e ushqimeve po dalin jashtë kontrollit, Meta zbulon ngërçin e madh që po ‘vr*t’ bujqësinë
Bujqësia shqiptare po përballet me një krizë të shumëfishtë, e cila kërcënon jo vetëm mbijetesën e fermerëve, por edhe xhepat e konsumatorëve.
Një kombinim faktorësh, nga fatkeqësitë natyrore dhe rritja stratosferike e kostove, te spekulimet e tregut dhe një skemë problematike e TVSH-së, ka krijuar një situatë alarmante.
I ftuar në emisionin "Alert", në "Drejt", ishte Armelin Meta, nga sindikata "Fermerët e Bashkuar", i cili tha se prodhimi bujqësor këtë vit ka marrë një goditje të rëndë.
Përmbytjet e përsëritura dhe ngricat kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke bërë që eksportet të parashikohen 20-30% më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pavarësisht vështirësive, lajmi i mirë është se produktet shqiptare mbeten të sigurta, pasi nuk është regjistruar asnjë alert në sistemin europian të sigurisë ushqimore (RASFF).
"Nëse vazhdojnë të rriten çmimet duhet të vazhduar të rritur mbështetja. Ne nuk kemi mbështetje direkte te fermeri në situatën që ndodhemi.
Pastaj bujqësia vjen pas një përmbytje, domethënë dy përmbytjesh, pati ngrica, shumë dëme.
Edhe vazhdon, është rritur kosto ku sot prodhimi mund të jetë, domethënë eksportet e bujqësisë sot duhet të jenë diku te 20-30% më pak nga viti i kaluar, në të njëjtën periudhë.
Nuk ka pasur probleme sepse fermerët tanë kanë vazhduar me, për mos të thënë bujqësinë organike, por konvencionale.
Jemi gati në çmimet e 2022-shit. Kemi shkuar në, në 30-40% më shumë se sa para një muaji.
Në tregun tonë kur shiten domatet, perimet që vijnë nga importi janë gjithmonë më të shtrenjtat, se është krijuar ideja e cilësisë.
Por çmimi i domates nuk është keq si çmim.
Kjo ka ndodhur për shkak, për shkak të përmbytjeve, sepse shumica e domateve janë përmbytur këtë vit.
U përmbytën dy herë, domethënë u mbollën dy herë si herët dhe dy herë u përmbytën.
Domethënë kjo është hera e tretë që vazhdohet. Çmimet unë nuk i shikoj shumë në rritje se mbas prodhimit që është tani nuk janë shumë.
Shumë kosto e madhe. Janë rritur edhe PMB-të, se normalisht kur rritet nafta, rritet transporti, rriten çmimet.
Edhe një abuzim edhe mund të ketë, por ne kemi një ngërç shumë të madh, të paktën te Ministria e Financave, ne mund të jemi i vetmi vend në botë që TVSH-në e bujqësisë e kemi zero në blerje, 20 në shitje.
Domethënë zero në blerje te fermeri, 20 në shitje te konsumatori. Automatikisht rritet 20%. Nëse ne marrim 1 kg domate sot 200 lekë të reja tek fermeri në Lushnje, duhen shtuar kostot e transportit, fitimi i mundshëm, por vetëm TVSH-ja shkon 40 lekë. Katër lekë të reja, 40 lekë të reja.
Domethënë vetëm kostoja e TVSH-së. Ne, fermeri jonë i blen të gjitha produktet me TVSH, inputet bujqësore, në fund kur e shet te tregtari e shet me TVSH zero. Domethënë TVSH-ja e tij bllokohet në fermë. Që duhet të shkojë te konsumatori. Mendoj se mund të jemi i vetmi shtet në botë që e kemi këtë. Ka folur edhe disa deputetë, i kam dëgjuar, edhe akoma nuk është, nuk e ka vënë njeri ujë në zjarr. Një tjetër problematikë ka edhe blegtoria", u shpreh Meta.
Emisioni i plotë:

