Irani, pasojat në bujqësi/ Reka: Çmimet në stratosferë, blegtoria shqiptare në prag të kolapsit të plotë
Sektori i blegtorisë në Shqipëri po përballet me një krizë të paprecedentë, duke u gjendur në prag të mbijetesës për shkak të rritjes së shfrenuar të kostove të prodhimit.
Ndërsa vështirësitë kanë qenë të pranishme edhe më herët, situata aktuale e ka goditur këtë sektor më thellë se çdo tjetër, duke e vendosur në një pozitë tejet të pafavorshme.
Për të folur më tepër për këtë temë, i ftuar në emisionin "Alert", në "Ora News", ishte Indrit Reka, nga shoqata "Blegtorët Prodhues të Qumështit".
"Për panoramë, është e drejtë ajo që thatë që blegtoria është në vështirësi para se me ndodh, po të themi, ndryshimet ose problematikat e bursës, naftës e këtyre. Por veçanërisht në këtë kohë, është pjesa ose sektori që goditet më thellësisht. Pse?
Nafta është mjet pune. Soja, elbi, misri, dapi, urea, janë produkte që janë të nevojshme për ushqimin e kafshëve për t'u përkthyer në prodhim qumështi.
Të gjithë këto rritje që janë të konsiderueshme, bëhet fjalë vetëm sikur naftën të shohim, nga 160 që ka qenë para, ka shkuar 210.
E gjithë kjo kosto i shkon blegtorit. Ndryshe nga sektorët e tjerë të bujqësisë, patjetër që kanë vështirësi e nuk po thjesht duhet ta vë më shumë pa vështirësinë ekstra që ka blegtoria.
Ndryshe nga sektorët e tjerë që prodhimin mund ta nxjerrin në treg, prodhimi i qumështit kalon në në procese përpunimi e të tjera e të tjera, që të dalin në produktin fundor.
Dhe kjo do të thotë që kur vjen puna për të nxjerrë çmimin, është më e vështirë për t'u negociuar çmimi që do mbarti këtë kosto në përkthimin e produktit final, qumësht.
Domethënë, është kostoja primare që është e vështirë, dhe është edhe negocimi për transferimin e kësaj kostos në një çmim, pasi do negociojmë me një palë të tretë, që janë në rastin përpunuesit.
E gjithë kjo vështirësi mbulohet sot që flasim, ekskluzivisht nga fermeri, nga blegtori. Domethënë gjithë kjo, po themi, problematikë me naftën e të tjera e të tjera, gjithë kjo sot që flasim, mbulohet nga blegtori.
Pa futur kostot e operimit që janë sëmundja e kafshëve, e të tjera e të tjera, problematikat e ndryshme që, përtej problemeve që janë, nuk janë në situatë të favorshme, janë në situatë të rëndë, shtohet dhe kjo ekstra që prapë edhe kjo mbulohet nga kjo shtresë. Nuk transferohet kjo kosto një pale të tretë, në produkt, po themi, dikujt tjetër.
Mbulohet veçanërisht nga blegtori. Dhe kjo e bën në një, e vendos blegtorinë në një situatë, qofshim ekstreme, nuk e di çfarë fjale tjetër mund t'i shtoj", u shpreh Reka.
Emisioni i plotë:

