Investitorët “fluturojnë” drejt arit/ Çmimi pritet të kalojë mbi 6,000 dollarë në 2026

Ari po vazhdon të tërheqë investitorët si një “strehë e sigurt” në një kohë kur tregjet globale janë të paqëndrueshme.

Luhatjet në bursat ndërkombëtare, rritja e inflacionit dhe tensionet gjeopolitike kanë shtyrë shumë kapital drejt metaleve të çmuara, sidomos arit dhe argjendit.

Situata në Lindjen e Mesme, përfshirë konfliktin në Iran, dhe pasiguria në Evropë dhe Amerikën e Jugut kanë rritur kërkesën për ar.

Vetëm gjatë vitit 2025, çmimi i arit është rritur me rreth 64%. Më 10 mars, ari arriti një rekord historik, duke kaluar 5,200 dollarë për ons.

Ekspertët presin që trendi rritës të vazhdojë dhe çmimi mund të arrijë deri në 6,000–6,300 dollarë për ons gjatë vitit 2026, kryesisht për shkak të kërkesës nga bankat qendrore dhe investitorët.

Megjithatë, tregu mbetet i ndjeshëm ndaj zhvillimeve globale, dhe luhatshmëri të shpejta të çmimeve mund të ndodhin edhe në periudha të shkurtra, siç ndodhi në fillim të vitit 2026, kur çmimi ra nga 5,419 në 4,660 dollarë për ons brenda pak ditësh.