Çmimet e naftës “marrin flakë”, Ibrahimaj: Qeveria ka ngrirë marzhet e fitimit për tregtarët. Gati edhe për produktet e shportës
Në një kohë kur ekonomia shqiptare shfaqi shenja pozitive rritjeje në dy muajt e parë të vitit, një krizë e re e çmimeve të karburanteve, e nxitur nga konflikti në Lindjen e Mesme, ka detyruar qeverinë të ndërhyjë për të frenuar spekulimet dhe për të mbrojtur konsumatorët.
Bordi i Transparencës është mbledhur për të vendosur çmime tavan për karburantet, pas një rritjeje drastike të vërejtur gjatë muajit mars. Sipas të dhënave zyrtare të bëra me dije nga ministrja Delina Ibrahimaj, nëse në fund të shkurtit çmimi mesatar i naftës ishte 173 lekë për litër, gjatë marsit ai ka arritur mesatarisht në 200 lekë dhe ka prekur një maksimum prej 215 lekësh. Kjo përfaqëson një rritje prej 24% në tregun vendas, ndërkohë që në bursat ndërkombëtare rritja ka qenë shpërthyese, duke arritur në 99.7%.
Për të parandaluar abuzimet, Ibrahimaj theksoi se Bordi ka riaktivizuar një mekanizëm të përdorur edhe gjatë krizës së vitit 2022. Ky mekanizëm përcakton një formulë të qartë që bazohet në çmimet ditore të bursës, kostot operacionale dhe cakton marzhe fikse për tregtarët: 3 lekë për litër për tregtimin me shumicë dhe 12 lekë për litër për shitjen me pakicë.
Ajo tha se këto nuk janë marzhe fitimi, por shuma minimale të nevojshme për të mbuluar shpenzimet operacionale të kompanive.
Ndërhyrja vjen në një kontekst ekonomik me dy shpejtësi. Nga njëra anë, dy muajt e parë të vitit panë një rritje prej 14.6% të bizneseve të reja të regjistruara, duke arritur në 3,760 subjekte të reja. Qarkullimi total i kompanive u rrit me 5%, i udhëhequr nga sektori i shërbimeve (+8%) dhe ai i ndërtimit (+8%). Nga ana tjetër, tregtia e jashtme ka shfaqur një rënie të lehtë, me eksportet që u ulën me 0.7% dhe importet me 1.5%, çka solli një ngushtim të lehtë të deficitit tregtar me 2.1%.
Ministrja ka siguruar se monitorimi do të jetë i vazhdueshëm dhe i rreptë jo vetëm për karburantet, por edhe për çmimet e shportës së ushqimeve, të cilat gjithashtu kanë shfaqur luhatje. Në këtë proces do të angazhohet edhe Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut. Qëllimi final është minimizimi i ndikimit të krizave globale tek konsumatorët shqiptarë, me një vëmendje të veçantë për familjet në nevojë dhe pensionistët, për të siguruar që tregu të funksionojë normalisht dhe pa abuzime.
DELINA IBRAHIMAJ
Sa i takon performancës së dy muajve të fundit, bizneset e reja të regjistruara në janar dhe në shkurt, pra dy muajt e parë të vitit 2026, janë 3760 biznese të reja të regjistruara në këtë periudhë, ose 14.6% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në total, qarkullimi i i kompanive në vend është 29.3 miliardë, ose 5% më shumë në krahasim me vitin e kaluar.
Sa i takon sektorëve, sektori i tregtisë në këto dy muajt e parë të vitit, qarkullimi në sektorin e tregtisë është rritur me 3%, qarkullimi në sektorin e shërbimeve është rritur me 8%, në sektorin e prodhimit është rritur me 4%, në sektorin e ndërtimit është rritur me 8% dhe në sektorin e transportit është rritur me 2%. Pra, shëndeti i bizneseve shqiptare, i shpërndarë në të gjithë sektorët kryesorë, me kontributin kryesor në ekonominë vendase, ka vijuar të përmirësohet dhe qoftë qarkullimi, qoftë të dhënat mbi paraprake që kemi mbi punësimin apo mbi pagat, tregojnë për një vijim të trendit pozitiv.
Megjithatë, unë dua të ndalem tek tregtia e jashtme, pasi është një nga elementët ë të cilët neve e mbajmë në monitorim te tregtia e jashtme e mallrave dhe tek eksportet e mallrave në përgjithësi.
Eksportet e mallrave gjatë vitit të kaluar kanë pasur një performancë e cila ka ardhur në vlerë në në reduktim. Në në total, eksportet e mallrave për periudhën ë janar-shkurt kanë qenë 57.7 miliardë lekë, në rënie me 0.7%. Importet e mallrave kanë qenë 125.9 miliardë lekë, në rënie me 1.5%, ndërkohë që edhe deficiti tregtar ka ardhur në reduktim me 2.1%.
Në fund dua të ndalem tek zhvillimet më të fundit që në fakt për të cilat ende nuk ka statistika zyrtare. Ne gjatë ditëve të fundit, gjatë javëve të fundit, kryesisht gjatë gjithë muajit mars, kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me publikun me qëllim diskutimin, analizimin dhe informimin me për efektet që lufta në Lindjen e Mesme ka sjellë në vend, por edhe në të gjitha tregjet ndërkombëtare.
Ne kemi qenë të kujdesshëm në monitorimin ditor të çmimeve të karburanteve dhe ë kemi parë që gjatë, që nga fundi i muajit shkurt, ku një situatë e cila ishte stabël, ku çmimi mesatar i naftës ishte 173 lekë, kemi pasur luhatje gjatë muajit mars të çmimit, ku mesatarisht çmimi në muajin mars deri më sot ka qenë 200 lekë dhe në maksimum ai ka arritur në vlerën 215 lekë. Duke parë maksimumin, ne kemi pasur një rritje të çmimeve të naftës në vend prej 24%. Ndërkohë që sa i takon ë bursës dhe sa i takon çmimeve të bursës, çmimi i bursës që nga muaji shkurt deri më sot, është rritur me 99.7%.
Pra, është, nga këto shifra është evidente që pasqyrimi i rritjeve të çmimeve të bursës, ndonëse ka ndikuar në çmimin ditor të karburanteve në vend, nuk ka një pasqyrim direkt pra të njëjtës, me të njëjtën vlerë, me të njëjtën, me të njëjtën përmasë dhe në çmimet vendase.
Ndërkohë që dje ne mblodhëm Bordin e Transparencës, së bashku me ministrin e infrastrukturës dhe energjisë dhe anëtarë të tjerë të bordit, drejtorë të tatimeve, drejtorë të doganave, përfaqësues nga Ministria e Financave dhe përfaqësues nga ë nga tregtarët kryesorë, nga pesë tregtarët kryesorë të shumicës dhe të pakicës, me qëllim diskutimin për ë për çmimet dhe vendosjen në bazë të legjislacionit në fuqi të çmimeve maksimale të tregtimit.
Mekanizmi që përdoret është ë një formulë, e cila është e bazuar në aktin normativ të ndërmarrë në vitin 2022, kur kishim një situatë të ngjashme, e cila bazohet në çmimet ditore të bursës, të një dite më parë dhe bëhet një llogaritje mbi të gjitha kostot e e karburant, e tregtimit të karburantit, duke i shtuar një marzh 3 lekë për shumicën dhe 12 lekë për pakicën.
Marzhet në fakt që kur u kalkuluan, në formulën që u kalkuluan në vitin 2022, janë marzhe minimale, nuk janë marzhe fitimi, por janë marzhe të përballimit të shpenzimeve kryesore që kompanitë kanë.
Ne me ngritjen e bordit të transparencës do të jemi, do të vijojmë të jemi në monitorim të vazhdueshëm të çmimeve.
Qëllimi ynë kryesor është që në një situatë kur çmimet po rriten në në mënyrë të vazhdueshme, ne të jemi transparentë mbi çmimin dhe të mos lejojmë asnjë abuzim apo spekulim mbi çmimin për konsumatorët.
Të njëjtin mbikëqyrje dhe të njëjtën vëmendje jemi duke e bërë dhe për çmimet e shportës së ushqimeve, të cilat kanë pasur disa luhatje gjatë ditëve të fundit dhe për këtë arsye ne jo vetëm ë kemi nisur monitorimin ditor të tyre në bashkëpunim me Institutin e Statistikave, por dhe do të nisim një ë një mbikëqyrje më të thelluar të tyre nëpërmjet Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, i cili një nga funksionet kryesore që ka është mbrojtja e konsumatorit.
Qëllimi ynë, siç thashë, është që të kujdesemi që efektet e luftës të kenë sa më pak ndikim në konsumatorët shqiptarë dhe mbi të gjitha të kujdesemi që tregu është duke funksionuar normalisht dhe jo duke abuzuar nga situata të rritjeve të çmimeve. Monitorimi do të jetë i vazhdueshëm, pasi siç thashë, kujdesi jonë kryesor është që të mos ketë abuzime, por nga ana tjetër që të ardhurat e familjeve shqiptare të mos reduktohen, sidomos ato familje të cilat nuk mund të përballojnë një rritje të çmimeve dhe këtu e kam fjalën kryesisht për pensionistët dhe për shtresat në nevojë.
Kjo është një eksperiencë që ne kemi pasur dhe më parë në ë në përballimin e krizës së vitit 2022, por edhe të krizës së pandemisë dhe ë dua t'ju garantoj se qoftë situata e shëndetit ekonomik që sapo paraqita, që është stabël, por qoftë situata e të ardhurave të familjeve
PYETJE - PERGJIGJET
Bekim Bicaj, Ora News: U ngrit tashmë bordi i transparencës që solli menjëherë një ulje të çmimit të naftës në vlerën 11 deri në 14 lekë për litër në varësi të bizneseve. Ky ndikim tregon që ka pasur një lloj abuzimi në thonjëza nga ana e kompanive të hidrokarbureve pikërisht me këto shifra. Pra 11-14 lekë për litër të paktën referuar ditëve të fundit.
Kush do i dëmshpërblejë qytetarët për këtë abuzim dhe a ka një kosto Ministria juaj se sa u ka kushtuar xhepave të shqiptarëve ky lloj abuzimi nga ana e kompanive të hidrokarbureve?
Dhe së fundmi, përse u shty kaq shumë ngritja e bordit të transparencës dhe mbledhja e tij?
Delina Ibrahimaj: Shumë faleminderit për pyetjen se më jepni, më jepni mundësi edhe të sqaroj publikun për spekulimet mbi abuzimin. Arsyeja pse ne nuk e kemi ngritur më parë Bordin e Transparencës është sepse ne kemi bërë një monitorim ditor të çmimeve të bursës, të kostove të tregtimit, pra të kostove të taksave, të kostove të zhdoganimit le të themi, të çmimit që karburanti del nga dogana dhe të çmimit të tabelave. Këtë e kemi filluar që me shfaqjet e para, sinjalet e para të rritjeve të çmimeve. Dhe vetëm dje është materializuar një mos reflektim i çmimit të mbylljes së bursës me çmimin që ishte në tabelë. Pra nuk ka pasur asnjë abuzim deri në ditën e djeshme dhe edhe dita e djeshme nuk mund të konsiderohet si abuzim, pasi ne jemi kujdesur që ta monitorojmë në bazë ditore. Dhe nuk kemi ndërhyrë më parë me bordin, kemi, kemi komunikuar që në momentin e parë që ne do të shohim që nuk ka një reflektim direkt të çmimit të bursës tek çmimi i tabelës, ne do të ndërhynim me bordin dhe është kjo që ndodhi. Pra në bazë ditore kemi kalkuluar sa janë çmimet, sa do të ishin çmimet me bord dhe kanë qenë të balancuara deri ditën e djeshme. Dhe arsyeja për ngritjen, për uljen e ditës së djeshme dhe për mosreflektimin nga ana e tregtarëve të çmimit që neve përcaktuam në bord në mënyrë vullnetare, siç kishim bërë të gjitha javët përpara, është sepse pardje pati një rënie të bursës dhe dje pati një rritje përsëri të saj. Pra, bursa është duke u luhatur në baza ditore. Megjithatë, ne gjykuam që ta fillojmë mekanizmin duke qenë se nuk pati një reflektim të ditës brenda ditës. Kjo do të thotë, ajo që dua të them është që, ne kemi një ekip në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në Ministrinë e Financave, që përditë monitoron jo vetëm çmimet e bursës, po jo vetëm në fund të ditës, por edhe gjatë ditës, dhe gjithashtu monitoron çmimet e tabelës jo vetëm në fillim të ditës, por edhe gjatë ditës, me qëllim që të jemi të vëmendshëm për të kuptuar nëse ka luhatje dhe ka nevojë për ndërhyrje.

