Gara e mohuar në PD, Salianji: Nëse Berisha ka garancinë që e mbështesin demokratët, pse nuk bën garë?
Përballë argumenteve historike që u parashtruan nga gazetari Endri Xhafo se “kështu ka qenë gjithmonë” në politikën shqiptare, ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji mbajti një qëndrim të palëkundur, duke refuzuar relativizimin e mungesës së demokracisë në radhët e opozitës.
Gjatë debatit në emisionin “Drejt” në “Ora News”, Salianji shprehu shqetësimin e tij të thellë se justifikimi i gjërave të gabuara me të kaluarën po i kushton Partisë Demokratike humbjen e vazhdueshme të elektoratit.
“Ky është një problem i madh në debatin publik, që bëhet me relativizim”, tha Salianji duke iu përgjigjur panelistëve.
“Kështu ka qenë, po. Ka qenë dhe më keq para 45 viteve. Por ne jemi sot 35 vite pas rënies së komunizmit, në vitin 2024. Shqipëria po kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe e gjithë shoqëria shqiptare ka ndryshuar. Nuk mund të jemi më në kohën e rrahjeve nëpër dyert e shtëpisë”, tha Salianji duke shtuar se standardet me të cilat qytetarët shqiptarë vlerësojnë politikanët sot nuk mund të krahasohen me
ERVIN SALIANJI: “Ka ka një problem që debati publik bëhet me relativizim, kështu ka qenë. 45 vite ka qenë edhe më keq. Po ka qenë në periudhën e Perandorisë Osmane ka qenë edhe më keq, të ikte dhe koka. Çështja është që jemi 35 vite, 36 vite, mbas vitit '90. Shqipëria po kërkon të avancojë në rrugën e procesit të integrimit dhe të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian. Jemi në një situatë ku komplet shoqëria shqiptare ka ndryshuar.
Kështu që, Shqipëria sot ka një standard tjetër dhe shoqëria shqiptare të gjykon me standard tjetër. Dhe Partia Demokratike mund të rrijë, por një parti e cila zvogëlohet nga zgjedhjet në zgjedhje, mund të rrijë aty dhe rreziku është që të tretet si të gjithë partitë e tjera dhe unë si politikan i përfshirë në Partinë Demokratike, këtë shqetësim kam.
Partia Demokratike ka marrë rezultatin më të keq zgjedhor në zgjedhjet e 11 majit. Dhe po, unë nuk është se kam pasur tentativë, unë kam qenë kundër rikthimit të Sali Berishës në krye të partisë. Por në momentin 6 mars 2022, kur shumica e demokratëve vendosën që ai ishte shumicë, unë thashë respektoj votën, por do t'i kërkoj përgjegjësi për premtimet që ke. Dhe po e bëj këtë tani. Me një me një periudhë pauze në mes, jo për shkakun tim, apo jo? Sepse nuk kam qenë. Dhe unë po them, në 35 vite, kanë bërë, pa diskutim, kanë bërë karrierë edhe të tjerë në parti të tjera se nuk dua të bëj historinë tani.
U imponua me partinë vetë ai, nuk u rikthye Pollo. U imponua me partinë vetë Neritan Ceka e të tjerë, po nuk ka rëndësi. Këtu unë jam në Partinë Demokratike dhe nuk largohem nga Partia Demokratike dhe jam në garë për kryetarin e Partisë Demokratike. Kush e pengon që për shkak se të gjithë qëndrimet që unë kam mbajtur, që nuk i kundërshton askush, për shqetësimet që kanë demokratët, për tezat që ne kemi ngritur, për propozimet që kemi bërë, përderisa këta thonë që shiko, ti je i vetëpërjashtuar, unë them po mirë pra hajde t'i drejtohemi demokratëve.
T'i drejtohemi kutisë së votimit dhe të shikojmë, të ndërtojmë së pari një model, një model gare që të jetë ndryshe, sepse ne i kërkojmë Edi Ramës dhe shumë mirë bëjmë që i kërkojmë, të krijojë mundësitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Të bëjmë ne brenda Partisë Demokratike, zgjedhje të lira dhe të ndershme për kryetarin e Partisë Demokratike. Dhe le të jetë Sali Berisha kandidat dhe ne të shikojmë, a kam të drejtë unë, demokratët a do më japin të drejtë mua, apo i japin të drejtë zotit Berisha. Pra kjo është, ky është një diskutim i qartë, kjo është, kjo është politikë. Kjo pjesa tjetër që ta mbajmë, ta mbajmë si pronë private, apo e trajton si pronë private, po pra, po këtu ka, këtu ka një problem. Opozita fiton me epërsi morale. E kemi një që e mban, ka kapur gjithë shtetin. Tani shqiptarët, mes një që ka kapur gjithë shtetin dhe ka mundësi, përdor shtetin, përdor burimet financiare, përdor punësimet dhe disa të tjerë që i shohin që duan të mbajnë disa privilegje të vetat, po nuk i kanë këto mundësi për të lëvizur.
Nëse Sali Berisha ka garancinë që e mbështesin demokratët, pse nuk bën garë?
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”

