Xhixho: Taksat janë arsyeja pse kemi naftën më të shtrenjtë në rajon

Xhixho denoncon: Taksat bëjnë naftën më të shtrenjtë në rajon, ekonomia rrezikon kolapsin.

Taksat janë arsyeja pse kemi naftën më të shtrenjtë në rajon.

Rreth 60% e çmimit të naftës në Shqipëri përbëhet nga taksat.

Ndaj, zgjidhja nuk janë bordet e vjedhjes, por ulja e taksave.

Të gjitha vendet e rajonit kanë marrë masa për të ulur këtë barrë, ndërsa në Shqipëri çmimi prej 214 lekësh për litër konsiderohet ende “i papërballueshëm”.

Për shkak të çmimit të naftës po rriten çmimet e të gjitha produkteve, nga buka, qumështi e djathi, etj. Gjithashtu po goditen bujqësia dhe transporti.

Partia e Lirisë ka prej 3 javësh që ka propozuar një zgjidhje përmes projektligjit për pezullimin e taksave të qarkullimit dhe karbonit.

Duhet vepruar menjëherë, sepse ekonomia po shkon drejt kolapsit.

Shikoni tabelën më poshtë për të kuptuar zhvatjen që u bëhet çdo ditë.