Ajola Xoxa i kërkon GJKKO-së ndryshimin e masës së sigurisë, shkak shtatzënia

Ajola Xoxa i është drejtuar Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) me një kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë.

Shkak për këtë kërkesë është shtatzënia e saj, si dhe disa komplikacione shëndetësore që, sipas burimeve, ajo ka shfaqur së fundmi. Kërkesa është depozituar në gjykatë dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, e cila është gjyqtare themeli edhe në procesin ndaj Erion Veliaj.

Ajola Xoxa akuzohet për disa vepra penale, mes të cilave korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje të të ardhurave dhe mosdeklarim të pasurisë. Aktualisht, ajo ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa kërkesa e saj për ndryshim të kësaj mase është në pritje të shqyrtimit nga gjykata.