Xhixho: Ndërprerja e analizave për shkak të mungesës së buxhetit është alarmante dhe e papranueshme

 Xhixho ngre alarmin, në Qsut pacientët mbeten pa analiza bazë pas datës 20 të çdo muaji.

Është skandaloze dhe e papranueshme që në QSUT, pas datës 20 të çdo muaji, pacientëve të shtruar t’u mohohen analizat bazë jetike.

Kjo do të thotë se nëse një qytetar sëmuret pas kësaj date, ai përballet me mungesë ekzaminimesh – jo për shkak të mungesës së mjekëve apo kapaciteteve, por për shkak të mungesës së fondeve.

Si është e mundur që shëndeti i qytetarëve të varet nga një datë në kalendar?
Ndërprerja e analizave për shkak të mungesës së buxhetit është alarmante dhe e papranueshme