Ish-sekretari Blinken: ‘Non grata’ lidhet me problemet e ish-kryeministrit Berisha, jo me SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2026, 19:02
Antony Blinken ka riafirmuar qëndrimin e tij lidhur me shpalljen “non grata” të Sali Berisha, duke theksuar se mbështet plotësisht vendimin e marrë në vitin 2021.
Gjatë një bashkëbisedimi në Harvard Institute of Politics, Blinken u shpreh se nuk ka asnjë hezitim apo dyshim për sanksionet ndaj ish-kryeministrit shqiptar, duke shtuar se vendimi reflekton, sipas tij, problematika që lidhen me vetë Berishën dhe jo me administratën amerikane.
“Unë qëndroj plotësisht pas sanksioneve të vendosura ndaj z. Berisha. Nuk kam asnjë hezitim apo dyshim për këtë vendim,” deklaroi ai, duke nënvizuar se do të vijojë ta mbështesë këtë qëndrim.
Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën “non grata” nga Shtetet e Bashkuara në maj të vitit 2021.
