FOTO/ Arrestohen katër shqiptarë në Serbi, publikuan pamje me bluzat “Shqipëri Etnike”


Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia serbe pasi shfaqën bluza me motive kombëtare gjatë një udhëtimi në Serbi. Të arrestuarit janë A.S. (1989), E.V. (1984), E.G. (1978) dhe A.C. (2005).

Sipas mediave serbe, një video e publikuar nga A.S. tregon grupin duke ngarë një Audi në autostradë dhe duke shfaqur simbolet e Shqipërisë Etnike.

Autoritetet serbe i akuzojnë ata për nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

Të dyshuarit qëndrojnë në paraburgim deri në 48 orë dhe më pas do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me kallëzim penal.

FOTO/ Arrestohen katër shqiptarë në Serbi, publikuan pamje me