"Më përjashtuan se hëngra drekë me Salianjin"/ Reagon Arlind Boshku: Përjashtimi nga Këshilli i PD-së , vendim absurd
Arlind Boshku, anëtar i grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Durrësit, ka reaguar publikisht pas përjashtimit të tij.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se familja e tij ka kontribuar prej më shumë se 35 vitesh për Partinë Demokratike, duke qenë e angazhuar në çdo fushatë dhe strukturë organizative, pa kërkuar përfitime personale.
Boshku e cilëson vendimin për përjashtimin si të padrejtë dhe të pakuptimtë, duke thënë se arsyeja e vërtetë lidhet me kërkesat e tij për reflektim brenda partisë dhe për vendosjen e meritokracisë.
Sipas tij, përjashtimi është justifikuar me një takim të tij me ish-deputetin Ervin Salianji, por kjo nuk qëndron si arsye reale.
Ai mohon pretendimet për bashkëpunim me Partinë Socialiste gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025 dhe këmbëngul se ka qenë vazhdimisht aktiv në terren në mbështetje të Partisë Demokratike.
Në reagimin e tij, Boshku ngre shqetësime edhe për mënyrën si funksionon partia, duke folur për mungesë transparence dhe presion për kontribute financiare.
Boshku shton se partia nuk duhet të trajtohet si pronë private dhe se vendimmarrja duhet t’u takojë anëtarëve.
Reagimi i Arlind Boshkut:

