KOHA PËR KOSOVËN NË NATO! Krerët e Shtetit dhe politikës shqiptare kujtojnë sulmet ndaj Serbisë
Krerët e shtetit dhe politikës shqiptare përkujtuan 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, duke e cilësuar një moment vendimtar që ndaloi krimet në Kosovë dhe solli paqen në rajon. Ata shprehën mirënjohje ndaj SHBA-së dhe aleatëve, duke theksuar rolin e NATO-s dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
Ky 24 mars shënoi përvjetorin e 27 nga ky fjalim I presidentit të SHBA, Bill Klinton që parapriu nisjen e bombardimeve të NATOS kundër Serbisë për të ndaluar krimet kundër shqiptarëve në Kosovë,.
Bombardimet nisën më 24 mars 1999 dhe zgjatën 78 ditë pas përpjekjeve të dështuara të komunitetit ndërkombëtar për ta bindur ish-liderin serb, Sllobodan Millosheviq për ti dhënë fund luftës.
Presidenti Bajram Begaj thotë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë 27 vite më parë solli paqen në të gjithë rajonin tonë.
“Shqipëria mbetet, sot dhe gjithmonë, thellësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj në NATO”, shkruan kreu I Shtetit shqiptar në një mesazh.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha e cilësoi ndërhyrjen e NATOS në krah të Shqiptarëve të Kosovës si një moment përcaktues në histori dhe ditë kur bota zgjodhi të mos qëndronte indiferente.
“Ishte një moment përcaktues, kur dinjiteti njerëzor mbizotëroi mbi frikën, kur përgjegjësia për të mbrojtur jetët e pafajshme tejkaloi hezitimin, dhe kur veprimi i përbashkët dëshmoi se bota e lirë nuk do të qëndronte duarkryq përballë mizorive masive”, tha shefi I diplomacisë shqiptare në një reagim
Hoxha nënvizoi se “në atë moment vendimtar të historisë sonë, Shqipëria hapi zemrën dhe dyert e saj pa asnjë hezitim”, ndërsa thekson se Kosova tashmë e lirë dhe e pavarur, duke vlerësuar përparim të qëndrueshëm, si një aktor i përgjegjshëm në rajon dhe kontribuues për paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore
Presidenti I Partisë së Lirisë, Ilir Meta, I cili në të njejtën ditë feston ditëlindjen thekson në mesazhin e tij se Prej 27 vitesh NATO është në Kosovë dhe tani është koha që Kosova të jetë anëtare e NATO-s.
Përfaqësues të tjerë të lartë të shtetit e politikës përkujtuan këtë moment të rëndsishëm në historinë e Kosovës
