Skenarët e Veliajt për të zvarritur gjyqet/ Mbahet sot seanca e radhës, mbërrin në GJKKO miku i tij, Elman Abule

Nis seanca e radhës në themel për Erion Veliajn dhe të pandehurve të tjerë.

Në këtë seancë SPAK përfaqësohet nga dy prokurorët e Posaçëm Altin Dumani dhe Ols Dado.

Vetë Erion Veliaj nuk është paraqitur në këtë seancë. Megjithatë i pranishëm është Plarent Ndreca në rolin e mbrojtësit ligjor të Erion Veliajt.

Përveç Plarent Ndrecës që është pajtuar nga Erion Veliaj për mbrojtjen e tij, e pranishme është edhe avokatja kryesisht Valentina Todoresku.

Erion Veliaj: Nuk dua të paraqitem në seancë. Kërkoj të përfaqësohem nga avokati im Plarent Ndreca.

Seanca e 9 Marsit u shty për shkak të skemave të Veliajt i cili kërkoi të njihej me aktet hetimore.

Për këtë në seancë u vendos që t’i dërgoheshin 61 mijë faqe nga dosja hetimore.

Ndërkohë që në GJKKO, ka mbërritur dhe miku i tij Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e “pastrimit të produkteve të veprave penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.

"Elman Abule, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të 'Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale', kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare 'Rametal' sh.p.k.", thuhej në njoftimin e SPAK-ut.

Edhe pas këtij vendimi Veliaj ka përdorur skemat dhe skenarët e tij, me një qëllim të vetëm për të shtyrë seancat dhe për të vijuar të zvarrisë gjyqet.

U raportua se ndryshe nga ajo çka u pasqyrua në media, 61 mijë faqe nga dosja hetimore i janë dorëzuar Veliajt në datën 10 Mars, materiale të cilat kryebashkiaku i arrestuar fillimisht nuk i ka pranuar duke u përplasur me oficerët e burgjeve.

Në datën 10 mars oficerët kanë shkuar në mëngjes në ambientet e burgut të Durrësit për t’i dorëzuar kryebashkiakut Erion Veliaj të gjitha materialet e plota, dosjet hetimore prej më shumë se 60 mijë faqesh por kryebashkiaku ka refuzuar t’i marrë ato dhe është përplasur verbalisht me oficerët me sharje, me kërcënime, duke thënë se ku është vendimi i gjykatës, pse ia kishin çuar kaq shpejt këto dokumente, duke mbajtur qëndrime të ashpra dhe duke krijuar përplasje.

Të nesërmen pasi ndoshta është konsultuar me avokatët e tij apo me persona të tretë kryebashkiaku Veliaj i cili ndodhet në burgun e Durrësit për 13 akuza të rënda penale ka komunikuar me drejtorin e burgut të Durrësit të cilit i ka kërkuar t’i vendoseshin në dispozicion materialet dhe t’i thërriste sërish oficerët dhe t’ia dorëzonin ato me procesverbal.

Menjëherë materialet i janë vënë në dispozicion nga oficerët të cilëve Erion Veliaj çfarë nuk iu kishte thënë.

Erion Veliaj vijon të përdorë teknikalitete dhe makinacione të ndryshme për të shtyrë seancat gjyqësore.

Edhe pse ndaj tij ka prova dhe fakte, ai vazhdon të jetë një frikacak dhe të mos përballet me drejtësinë.