NDRYSHIMET NË RREGULLOREN E KUVENDIT/ Bardhi-Peleshit: Kërkojmë sqarime, ky proces i njëanshëm 'minon' bashkëpunimin demokratik

Gazment Bardhi i është përgjigjur kërkesës së Niko Peleshi për propozime mbi ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, duke kërkuar më shumë qartësi për procesin.

Në një reagim zyrtar, Bardhi shprehet se nuk është e qartë se nga kush është ndërmarrë ky proces dhe pse po zhvillohet, ndërkohë që një ndryshim i fundit i rregullores është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë si i papajtueshëm me Kushtetutën.

Sipas tij, ende nuk është bërë publik vendimi i plotë i Gjykatës dhe kjo duhet pritur përpara çdo nisme tjetër.

Ai kërkon që të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe që çdo hap i mëtejshëm të kalojë përmes procedurave përkatëse në Kuvend.

Sipas Bardhit, çdo ndryshim i njëanshëm në rregullat e Kuvendit dëmton bashkëpunimin mes palëve politike.

Në fund, ai shpreh shqetësim për mënyrën si po trajtohet kjo çështje dhe kërkon sqarime të plota për procesin e nisur për ndryshimet në rregullore.