Skandali i AKSHI-t/ Ish zv.drejtoresha, Hava Delibashi lihet në detyrim paraqitje
Ish-zëvendesdrejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Hava Delibashi është paraqitur gjatë ditës së sotme ne SPAK.
Delibashi po hetohet veprat penale “shkelje të barazisë në tendera e kryer në formën e bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga grupi kriminal.
SPAK pretendon se brenda AKSHI-t vepronte një grup i strukturuar kriminal që drejtohej nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët urdhëronin rrëmbimin e rivalëve, sikurse ishte Gerond Mece dhe i detyronin të tërhiqeshin nga tenderat.
Ndërkohë që GJKKO ka shqyrtuar gjatë ditës së sotme edhe kërkesën e saj për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.
Kërkesë që është pranuar nga GJKKO dhe ndaj saj është caktuar masa detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
