EMRAT/ Mbështetja për Salianjin sjell largime brenda grupit të Këshilltarëve demokrat në Durrës nga PD

EMRAT/ Mbështetja për Salianjin sjell largime brenda grupit të
Partia Demokratike ka vendosur përjashtimin e kryetarit të grupit të këshilltarëve në Bashkinë e Durrës, Dritan Burgija, dhe këshilltarit Arlind Boshku.

Vendimi është marrë për shkelje të rregullave të partisë lidhur me etikën dhe integritetin.

Në vendim propozohet gjithashtu emërimi i Ardian Muka si kryetar i ri i grupit të këshilltarëve demokratë në Durrës.

Burgija dhe Boshku kishin dhënë mbështetje për ish-deputetin Ervin Salianji, në një kohë kur brenda Partisë Demokratike po zhvillohen diskutime për zgjedhjen e kreut të partisë, me garën e caktuar për 23 maj.

Vendimi është firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, dhe mban datën 23 mars 2026.