U përjashtua nga grupi i Këshilltarëve të PD-së/ Reagon Burgija: Përgjigje me arrogancë dhe përfundoi në përjashtim
Dritan Burgija ka reaguar pas përjashtimit të tij nga grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Durrësit, vendim që u mor së bashku me largimin e Arlind Boshkut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Burgija kujton se vjen nga një familje e të përndjekurve politikë dhe se angazhimi i tij në PD ka nisur prej vitesh, pa synime personale.
Ai e cilëson vendimin për përjashtimin si të padrejtë dhe të nxitur nga dëshira për të mbyllur zërat kritikë brenda partisë.
Sipas tij, drejtimi aktual i PD-së po shmang garën e brendshme dhe po përdor forma të ndryshme për të kontrolluar strukturat dhe përfaqësimin.
Burgija shton se situata në parti është përkeqësuar dhe se drejtuesit po bëjnë marrëveshje politike, duke larguar nga radhët e PD-së ata që nuk janë në të njëjtën linjë me lidershipin.
REAGIMI I DRITAN BURGIJËS:
