Komisioni për “Territorialen”: PS ka 71 vota/ Gjiknuri thekson nevojën për konsensus me opozitën
Është mbledhur sot Komisioni për Reformën Territoriale. Gjatë fjalës së tij, bashkëkryetari i këtij komisioni, Damian Gjiknurim, që përfaqëson PS-në, pohoi se duhet të plotësohen të gjitha detyrat e dhëna nga Komisioni Europian.
Ai tha se pavarësisht faktit që PS i ka 71 vota për ligjin e ri, duhet të ketë konsensus për këtë çështje mes politikës.
“Detyrat që na ka dhënë Komisioni Evropian duhet të plotësohen. Pavarësisht se drafti i partive politike, kërkon 71 vota, mazhornca e ka thënë në fjalën e saj se këtë ligj, duam ta trajtojmë në mënyrë konsensuale. Do të bëhet transparenca për fondet për të gjitha partitë. Përtej tensioneve politike, kjo gjë është e nevojshme, pasi do të ketë garë mes partive.”, tha ai.
Po ashtu janë zbuluar emrat e ekspertëve të ‘Zgjedhores’, ku nga PS do të jenë Viktor Gumi, Elena Xhina, Dardan Malaj, ndërsa nga PD do të jenë Altin Kazizaj, Muharrem Çakaj, Arjan Madhi.
Kjo mbledhje mbahet një ditë pasi PD u ul në tryezën e Komisionit për Reformën Territoriale.
Kjo duke lënë pas përplasjet politike dhe duke vijuar punën e përbashkët.

