Debatet në Kuvend/ Kikia: Deputetët socialist në 'garë' kush sulmon më shumë Berishën

Në lidhje direkte për Ora News, analisti Mentor Kikia ka analizuar përplasjet e sotme parlamentare midis mazhorancës dhe opozitës. 

Ku gjithashtu ai u ndal edhe te replikat midis deputetes socialiste, Sara Mile ndaj Berishës, gjë që ai e cilësoi si një përpjekje për t'i bërë përshtypje kryetarit. 

“Parlamenti ka humbur funksionin e tij si institucion ku diskutohen ligjet, debatohen, plotësohen nismat që vijnë nga qeveria, për t’i bërë ato më të frytshme.

Është shndërruar në një arenë, as debati por në një arenë sherri ordiner, ku thjesht replikohet.

Sharje pas sharje, akuzë pas akuze. Deputetët e rinj të mazhorancës duket sikur janë në një garë të kryetari kush të sulmojë më shumë Sali Berishën.

I cili nga ana tjetër, s’lë gjë pa thënë ndaj kujtdo që i përmend emrin.

E gjitha kjo është shndërruar në një gjë qesharake.”- u shpreh Kikia.

Ndiqni intervistën e plotë: