“Erion Veliaj do ketë rrugë të gjatë” - Lala: Ja sa mund të zgjasë procesi për kryebashkiakun! U zgjua në mes të procesit për të thënë se...

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se pas kalim për gjykim të çështjes së Erion Veliaj, procesi mund të zgjasë 1 deri në 2 vite.

E ftuar në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipin gazetarja u shpreh se Veliaj do të ketë një rrugë të gjatë sa i përket procesit për gjykimin e dosjes së tij.

“Procesi i zakonshëm shkon deri në dy vjet vetëm në shkallën e parë, varet nga kushtet dhe rrethanat. Do ketë rrugë të gjatë zoti Veliaj”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Lala ka deklaruar se Erion Veliaj i zvarriti seancat gjyqësore për t’i shfytëzuar më pas në Strasburg.

Gazetarja u shpreh se, Erion Veliaj kishte bërë një deklaratë që të mbrohej dhe pa praninë e tij.

“Erion Veliaj do ketë rrugë të gjatë” - Lala: Ja

Më pas, gazetarja theksoi se Veliaj u zgjua në mes të procesit për të thënë se se nuk është njohur me dosjen dhe arsyeja duke e qartë.

“Zyrtarët e lartë janë të prirur të pretendojnë shkelje procesesh se i shfyrtëzojnë për në Strasburg.

Zvarritjen e konsiderojnë si cenim të drejtës për proces të rregullt ligjor

Pse Erion Veliaj shkoi 6 seanca dhe bëri deklaratë që të mbrohej dhe pa praninë e tij. Ka kontraditë këtu.

Ka firmosur deklarata për tu mbrojtur edhe në mos praninë e tij. Si ka mundësi në mes të procesit u zgjua dhe tha s’jam njohur me dosjen?”, tha gazetarja Klodiana Lala.