VIDEO/ Blushi: Ç'socialistë jeni ju që taksoni bukën e shqiptarëve më shtrenjtë se luksin?

PS shtyn votimin në Kuvend për pr/ligjin e PL për uljen e TVSH në 5% për ushqimet e shportës

Deputeti Tedi Blushi u shpreh se Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë i dha sot mundësinë këtij Parlamenti të dëshmonte nëse është Parlamenti i shqiptarëve apo është Parlamenti i një pakice që jo vetëm nuk përfaqëson vullnetin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, por përkundrazi, përfaqëson interesat klienteliste kriminale vetëm të një pakice që ka marrë peng sot të gjithë shtetin dhe për fat të keq të ardhmen e të gjithë shqiptarëve.

FJALA E BLUSHIT

Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë i dha sot mundësinë këtij Parlamenti të dëshmonte nëse është Parlamenti i shqiptarëve apo është Parlamenti i një pakice që jo vetëm nuk përfaqëson vullnetin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, por përkundrazi, përfaqëson interesat klienteliste kriminale vetëm të një pakice që ka marrë peng sot të gjithë shtetin dhe për fat të keq të ardhmen e të gjithë shqiptarëve.

Ulja e TVSH-së në 5% për ushqimet bazë, o të marrë, është një masë lehtësuese për çdo shqiptar .

Çfarë Partie Socialiste jeni ju ?

Çfarë shteti social është ky që taton bukën e gojës më shumë sesa luksin.

Çfarë socialistësh jeni ju që tatoni kokrrën e vezës më shumë se verën e Edi Ramës?

Çfarë socialistësh jeni ju që tatoni miellin, vajin më shumë se kazinotë e oligarkëve tuaj.

Çfarë socialistësh që tatoni djathin, gjalpin dhe të gjitha produktet bazë më shtrenjtë se sa jahtet e klientëve tuaj.

Që tatoni qumështin e fëmijëve më shtrenjtë se verën e Edi Ramës.

Po çfarë socialistësh jeni ju?

Edhe turpi turpërohet nga ju.

Jeni jo Diella, se edhe Diella e ka një fytyrë, po jeni hije dhe në qoftë se trembeni nga molotovët, po ju paralajmëroj trembjuni urrejtjes së të varfërve që do trokasin dhe në derën tuaj.