Malësia: Reformën në drejtësi e garantojnë disa prokurorë e gjyqtarë të guximshëm dhe ndërkombëtarët, jo Rama

I ftuar në emisionin "Drejt" ka qenë i ftuar gazetari Xhoi Malësia i cili ka kundërshtuar hapur deklaratën e Evis Kushit, lidhur me garantimin e reformës së drejtësisë që sipas kësaj të fundit, mbahet "në këmbë" nga PS.

Malësia u shpreh se kjo reformë është falë disa prokurorëve dhe gjyqtarëve të guximshëm për të cilët sot duhet ditur merita.

“Nuk jam fare dakord që reformën në drejtësi e garanton vetëm PS. Për mendimin tim reformën sot në drejtësi e garantojnë disa prokurorë dhe gjyqtarë të guximshëm dhe vendosmëria e partnerëve ndërkombëtarë për ta mbajtur në këmbë.

Pse e them këtë? E them sepse Ramën e kemi parë në një betejë tashmë frontale, me sistemin e drejtësisë. Ai pretendon se po i shkelet e drejta për pushtetin ekzekutiv.

Po të komentosh rrogat e gjyqtarëve a nuk po ndërhyn ti te një entitet tjetër që nuk të takon dhe së dyti nëse Rama është kaq i pakënaqur me shpërdorimet në sistemin e drejtësisë.

83 mandate  i ka, le të shkojë në parlament dhe të bëhen ndryshime e nevojshme. E ka shumë të thjesht ta adresojë këtë problem.”- tha Malësia

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”