“MAFIA!” – Maliqi denoncon lidhjen mafioze të Kreshnik Hajdarit me oligarkun Salillari dhe “VIOLA GREEN”

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi denoncon lidhjet sipas tij mafioze të kryebashkiakut nën hetim nga SPAK-u të Kuçovës Kreshnik Hajdari me oligarkun Pëllumb Salillarin dhe kompaninë “VIOLA GREEN” që u bë shkak i ndërmarrjes së një akti të vetëflijimit nga një grua ditën e djeshme pasi u shkarkua nga puna nga kjo kompani që sipas Maliqit ka përfituar 1 Miliard e 700 Milion të ardhura nga tenderat korruptivë.

REAGIMI I MALIQIT

MAFIA?! Çfarë ka më pak se kaq? I dënuari, i paafti, nën hetim nga “SPAK”, ende i lirë për shkak të interesave korruptive të oligarkut, ish-fatorinos Salillari dhe lidhjeve të disa kompanive të tjera që përfitojnë tendera korruptivë dhe e famshmja “VIOLA GREEN”, 1 Miliard e 700 Milion, abuzive, e cila ju mor me forcë Z. Vaso Golemi për të cilën është bërë denoncim në “SPAK”, si dhe janë gjetur shkelje të rënda dhe nga KLSH, ku Hajdari është futur në mes, pasi zanafilla e këtij tenderi korruptiv, lidhet me shefin e tij Ministrin Demo, ish kryetarin e Bashkisë Selfo Kapllani, i cili është i pari që i dha tenderin “Viola Green” si mik i Demos, por favorizoi djalin e Xhaxhait të tij Sherif Kapllani, i cili sot është administratori kryesor i “Viola Green”, pas burgosjes së Marsel Shegës dhe Hajdari thotë që s’ka lidhje me ngjarjen?!

Si nuk paska!? Dje një zonjë hipi në kullë të vetëflijohej pasi e shkarkuan padrejtësisht. Hajdari jo vetëm i ka miq Sherif e Selfo e parisë apo dhe shefin e tij Ministrin Demo, por i jep Miliarda Lekë kompanisë nga taksat e qytetarëve.

Materialet, provat, dokumentet e “Viola Green”, i kemi të gjitha të depozituara në “SPAK” dhe ende heshtje. Po ju njoh me rastin e djeshëm, duke hedhur të njëjtin status për portale dhe Mediat “Top Channel”, “News 24”, “TVA”, “A2”, “Report TV”, “Ora News”, “TV Berati”, “TV Blu”, “TV Apollonia”, “Euroneës Albania”, “Bold News”, “Pamfleti”, “Web Ballban”, “Gazeta Panorama”, “Gazeta Shqiptare“, “JOQ” etj. etj. Turp! Skandal!

Abuzojnë, pasurohen me taksat e qytetarëve me tendera korruptivë dhe tallen e përbuzin qytetarët për hallet e tyre dhe punonjësit e ndershëm me paga minimale, që nuk shtyjnë dot muajin!

Kurse Hajdarët, Kapllanët, Demot, s’dinë ku të kalojnë më aksionet e tyre që i kalojnë te njëri-tjetri e që nuk dinë ku i kanë Lekët e pasuritë.

Së bashku do kthejmë Bashkinë tek qytetarët, t’a pastrojmë nga plehrat dhe qentë, që po kafshojnë njerëzit dhe frikësojnë nxënësit e çdo banor, duke i rehabilituar në strehëzat e tyre katërputroshët, se fondin e kanë, do ta ndriçojmë, ta ndryshojmë me investime të shumta, në shërbim të interesave tuaja, në duar të pastra dhe me ndershmëri të plotë.