Forumi për dialog politik bën bashkë 15 parti/ Hasimja: Nuk shoh arsye që edhe "Shqipëria Bëhet" të mos jetë pjesë e tryezës

Prova për bashkimin e pjesëve të opozitës vijon!

Forumi për dialog politik uli në tryezë rreth 15 parti opozitare dhe organizata të shoqërisë civile.

Sali Berisha, si lider i demokratëve, kishte dërguar zëvendësin Luciano Boçi si përfaqësues në diskutim.

“Nuk shoh ndonjë arsye që edhe “Shqipëria Bëhet” të mos jetë pjesë e kësaj tryeze. Por janë në pritje të kësaj tryeze, me një nga kërkesat kryesore që kanë ata. Edhe protesta e vazhdueshme në shesh.”- u shpreh Hasimja.

Adriatik Lapaj, ndërkohë, qëndroi në shesh, duke mos i thënë JO forumit, sikurse edhe Agron Shehaj dhe Arlind Qori, që po ashtu nuk morën pjesë.

Përfaqësuesi i partisë kryesore në opozitë u dërgoi një tjetër mesazh.

Forumi për Dialog pritet të intensifikojë takimet në ditët në vijim, ndërsa Lapaj ka kërkuar që protesta e opozitës, përfshirë atë të PD, të vijojë në shesh 24 orë.