Ish drejtori i ARRSH Afrim Qendro emërohet në krye të IKMT
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2026, 16:13
Afrim Qendro do të jetë kryetar i ri i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).
Bëhet me dije se ai do të prezantohet si drejtori i IKMT-së ditën e nesërme.
Qendro ka pasur një karrierë të gjatë në administratën shtetërore, duke shërbyer më parë si Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), detyrë që e la me 22 janar të vitit 2019.
Ai do të zëvendësojë Dallendyshe Bicin, e cila prej korrikut 2024 shërben si Kryeinspektore e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).
