“SHTËPIA E RE” E DREJTËSISË! Kryeministri shpall planin: Gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Kryeministri Edi Rama u zotua në  pak vite drejtësia shqiptare do të ketë godina dinjitoze, duke theksuar se investimi do të përmirësojë kushtet e punës dhe performancën e sistemit. Ai nuk kurseu edhe ironinë ndaj përfaqësuesve të drejtësisë, duke u ndalur te përdorimi i shpeshtë i paraburgimit si masë ndaj zyrtarëve për shpërdorim detyre.

Insttucionet e Drejtësisë do të ketë godina të reja brenda pak vitesh për të cilat gjyqtarët e prokurorët do të ndihen krenar, premtoi kryeministri Edi Rama, në konkursin ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë. 

Kreu I qeverisësë e konsisderoi projektin si domosdoshmëi që do të ndikojë drejtpërdrejt në performance e sistemit.

“Për fat të keq trashëgimia në këtë drejtim është goxha problematike, kemi shumë institucione që janë qiramarrës në godina dhe hapësira private. Kemi filluar një proces që do na çojë drejt zgjidhjes përfundimtare me Korporatën Shqiptare të Investimeve, duke marrë pronat shtetërore që janë ende në Tiranë apo vende të tjera, duke i vënë në dispozicion të këtij interesi publik”.

Plani është që ky investim të përfundojë Brenda vitit 2028.

“Është një financim i madh. Shpronësim, plus investim, gjithçka duhet për ta mobiluar etj etj.. Çdo prokuror e gjykatës do të ndihet njeriu më i nderuar kur hyn brenda, edhe kur sheh muret. T’ja thonë çdo mëngjes se je i privilegjuar nga ky shtet dhe kjo republikë sepse është privilegj për punën që bën”

Problematika u evidentuan edhe nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Kreu I Këshillit të lartë Gjyqësor, morën aty për aty përgjigje të kreut të qeverisë.

Përballë përfaqësuesve të drejtësisë, krahas zotimit për përmirësimin e kushteve, kreu mazhorancës nuk I kurseu as ironite. U ndal edhe te paraburgosja si masë e parë ndaj një vepre penale, qoftë kjo edhe shpërdorim detyre, duke iu referuar rastit të zëvendëskryeministres.

 “Për ne, është një përpjekje që nuk ndalet pavarësisht surprizave që na bëni herë pas here, por janë pjesë e një sistemi të ri që kërkon kohën e vet. Ky është edhe rasti që të shkojmë në paraburgim për shpërdorim detyre”, tha me ironi kryeministri”.

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari theksoi domosdoshmërinë e llogaridhënies krahas pavarësisë së gjyqësorit.