Spanjë, aksident hekurudhor, 80 viktima

Një tragjedi hekurudhore ka goditur Spanjën. Një tren ka dalë nga shinat  në veri-perëndim  të Spanjës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 80 personave  dhe duke plagosur më shumë se 100 të tjerë.Të  tetë vagonat e trenit, i cili po udhëtonte nga Madridi për Ferrol, dolën nga shinat pranë qytetit të Santiago de Compostela.E ndërsa kërkimet për të mbijetuarit në rrënojat e trenit kanë vazhduar pa pushim gjatë natës ky është aksidenti më i rëndë hekurudhor në Spanjë në katër dekada.Zyrtarët qeveritarë thanë se ata besonin  se gjithcka ishte një aksident, por deri tani  asnjë deklaratë nuk është bërë në lidhje me shkakun  pasi hetimet janë duke  vazhduar."Ne kemi hequr mundësinë se ky mund të jetë një sulm" tha një zyrtar. Pamjet tregojnë trupa të mbuluar me batanije pranë shinave ku ndodhen edhe vagonat e dëmtuar. Udhëheqësi lokal e qytetit  Ferrol  Alberto Nunez  e ka përshkruar skenën e përlasjes së trenit si "Dante-ske"."Unë dua të shpreh dashurinë time dhe solidaritet me viktimat e aksidentit  të  tmershëm  në Santiago,"  shkruan kryeministri spanjoll Mariano Rajoy në rrejtin social twitter.Më shumë se 140 pasagjerë  por marrin trajtim e ndërsa lëndimet janë serioze. Disa dëshmitarë tha se treni po udhëtonte shumë shpejt para se të dilete nga shinat.Gazeta spanjolle El Pais duke cituar burime të afërta me hetimin shkruan se  treni  po  udhëtonte me shpejtësi   dy herë më të lartë se kufiri i lejuar.