Gjoni: Bordi i Paqes si rivalitet i OBK-së. Trump, i vetmi që merr vendime. Ja pse refuzon Evropa
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump po tenton të krijojë një organizëm të ri, që e ka quajtur Bordi Paqes që ai vetë thotë se nuk ka ngjashmëri me Këshillin e Sigurimit, dhe ky Bord do jetë nën kuvertën e Këshillit të Sigurimit.
Por në këndvështrimin e Juxhina Gjonit, eksperte për çështjet ndërkombëtare, Presidenti Trump shfaqet si vendimmarrësi absolut në këtë mekanizëm të ri.
“Megjithatë duke parë dhe profilin e presidentit Trump duke u vetëshpallur si Presidenti i Paqes, mendoj se është një përpjekje për të “kurorëzuar” si mbret dhe duket si rivalitet me Këshillin e OKB.
Dhe ndryshe nga Këshilli i Sigurimit ku janë 5 vende që kanë fuqi vendimmarrëse, në këtë rast presidenti Trump do të jetë i vetmi që merr vendime”, u shpreh Gjoni.
Në intervistën e saj për “Ora News”, Gjoni thotë se liderë si Giorgia Meloni dhe Emmanuel Macron kanë refuzuar përfshirjen për shkak të kornizave kushtetuese ose përplasjeve personale.
Gjithashtu, Gjoni vë re se plani për Lindjen e Mesme injoron Autoritetin Palestinez, duke rritur rrezikun e radikalizimit dhe duke zbehur shpresat për një zgjidhje të qëndrueshme.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME JUXHINA GJONIN

