VIDEO/ “Rroftë Edi Rama”, Taulant Balla ironizon opozitën me videon AI: Si duken krushqit sot sipas Inteligjencës Artificiale

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duket se nuk ka ndërmend të ndalojë ironizimet publike ndaj opozitës.

Pas komenteve të përhershme ndaj Sali Berishës në foltoren e Parlamentit çdo të hënë, këtë herë Balla ka reaguar lidhur me votat pro për anëtarësimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes”.

Ai publikoi në Facebook një video të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqen Sali Berisha, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku duke buzëqeshur, dhe duke u ngritur në këmbë në sinkroni, teksa mbajnë një pankartë ku shkruhet: “Rroftë Edi Rama”.

Në përshkrimin e videos, Balla shkruan:

“Si duken krushqit sot sipas AI”,

Dhe në këtë mënyrë vijon ironinë dhe talljen publike ndaj figurave kryesore të opozitës, duke përdorur mjetet më moderne teknologjike për të përçuar mesazhin e tij politik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taulant Balla (@taulantballaps)