“Bordi i Paqes”, Alia: Nuk i di arsyet, por kryeministri Rama duhej të ishte sot në Davos, jo në Tiranë
Pjesëmarrja e Shqipërisë në nismat globale të udhëhequra nga SHBA nuk është thjesht simbolike, por një konfirmim i partneritetit strategjik.
Gazetari dhe analisti Ilir Alia, i ftuar në një intervistë në “Ora News” u shpreh i mendimit se nisur nga ftesa e Presidentit Trump dhe krijimi i 'Bordit të Paqes', kryeministri Edi Rama duhej të ishte në Davos sot, jo në Tiranë
“Normalisht situata është jo e qartë, pasi Kryeministri Rama duhej të ishte në Davos për të firmosur në emër të Republikës së Shqipërisë dhe nuk i di arsyet se pse nuk është atje.
Gjithsesi besoj se për një event të tillë siç është ai i Davosit, ku bëhet fjalë edhe për ngritjen e Bordit të Paqes, një organizatë shumë e rëndësishme ndërkombëtare, mund të fluturohet edhe në dy të natës dhe kryeministrit nuk i mungon mundësia e fluturimit. Ndaj edhe unë isha shumë i surprizuar kur pashë që ai nuk ishte në takim sot”, u shpreh ndër të tjera gazetari Ilir Alia.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GAZETARIN ILIR ALIA
